Skuadra e njohur nga Kroacia, Dinamo Zagreb, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar në shqip futbollistin Arbër Hoxha për paraqitjet e bëra me Shqipërinë.
Hoxha u ftua për herë të parë te Shqipëria për ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Sulmuesi i krahut kishte minuta ndaj Kilit të premten dhe ndaj Suedisë të hënën. Të dy ndeshjet kuqezinjtë i humbën.
25-vjeçari në janar u transferua nga Slaven Belupo te gjigandi kroat për një milion euro.
-
26 mars 2024 16:17
-
Shpërndaje në: