Skuadra e madhe kroate, Dinamo Zagrebi e ka fituar ndeshjen e dytë rresht në Ligën e Kampionëve.
Të martën pasdite, Dinamo Zagrebi mposhti në udhëtim Slovan Bratislavën me rezultatin e thellë 4:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi David Strelec në minutën e pestë. Por, kroatët më pas shënuan dy gola të shpejtë për epërsinë 2:1. Të dy golat i shënoi Dario Shpikiq. Golin e barazimit në minutën e 10-të, kurse të epërsisë 2:1 në minutë ne 30-të.
Dy golat e tjerë për Dinamon i shënoi Sandro Kulenoviq. Ai realizoi në minutën e 54-t dhe 73-të.
Te Dinamo, Arijan Ademi në lojë u inkuadrua në minutën e 64-t, kurse Arbër Hoxha hyri në lojë në minutën e 87-të.
Dinamo nga katër ndeshje të zhvilluara ka dy fitore, një barazim dhe një humbje. Ka shtatë pikë. Slovan Bratislava të katër ndeshjet i ka humbur.