Futboll

Dinamo fiton ndeshjen e mbetur, Hoxha nuk inkuadrohet

Dinamo

Dinamo e Zagrebit e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të elitës së futbollit kroat.

Skuadra e madhe kroate të mërkurën në mbrëmje fitoi ndaj Varazhdinit me rezultatin 2:1.

Martin Baturina në pjesën e parë dhe Gabriel Vidoviq në pjesën e dytë shënuan golat e fitores.

Luka Jeleniq u përjashtua nga loja te mysafirët në minutën e 64-t, kurse golin e vetëm për vizitorët e shënoi Domagoj Drozdek, në minutën e 72-të.

Arijan Ademi u inkuadrua në fitoren e Dinamos në minutën e 69-të, kurse Arbër Hoxha ishte në bankën rezervë.

Dinamo i afrohet Rijekës lidere në vetëm dy pikë.

Rijeka ka 68 pikë në vendin e parë, kurse Dinamo ka 66 pikë.

Në vendin e tretë është Hajduku i Splitit me 55 pikë.