Futboll

Dinamo e shkarkon Cannavaron

Fabio Cannavaro

Dinamo e Zagrebit e ka shkarkuar të mërkurën trajnerin italian, Fabio Cannavaro.

Ish-kampioni i botës dhe fituesi i Topit të Artë, Cannavaro, e udhëhoqi gjigantin kroat për më shumë se tre muaj. Në dhjetë ndeshje kampionalë nën drejtimin e tij, Dinamo i arriti pesë fitore, dy barazime e tri humbje.

Dinamo ka mbetur prapa në garën për titull në Kroaci dhe kjo solli shkarkimin e italianit të njohur. Po ashtu raportet e tij me lojtarët nuk ishin më të mirat.

Cannavaro kishte karrierë të mahnitshme si mbrojtës, por si trajner ka pasur shumë periudha të pasuksesshme.