Dinamo e Zagrebit ka publikuar një video në rrjetet sociale ku nëpërmjet gazetës “Marca”, e ka kërkuar transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modriq.
Fillimisht shihet natyra e bukur, më pas në tavolinë një kafe e ëmbëlsirë, dhe në fund shfaqet fanella e Luka Modriqit, me nënshkrimin e presidentit të Dinamos së Zagrebit, Velimir Zajec.
E ardhmja e Modriqit te Reali ende nuk është krejtësisht e qartë.
Ai nuk ka minutazhë shumë të madhe në edicionin aktual dhe pritet të largohet nga madrilenët pas 12-të vjetësh.
38-vjeçari në edicionin aktual ka 1625 minuta lojë në 34 ndeshje, ndërsa ka dy gola të shënuar e gjashtë asistime në të gjitha garat.
Modriq në të kaluarën ka luajtur për Dinamon e Zagrebit. Prej skuadrës së madhe kroate u transferua te Tottenhami në korrik të vitit 2008, ndërsa prej gushtit të vitit 2012 iu bashkua Real Madridit për 35 milionë euro.
Buenos días 💙#imalobismisla pic.twitter.com/60YKb6a7GA
— GNK Dinamo (@gnkdinamo) April 6, 2024