Futboll

Dinamo e fiton derbin, kthehet në garë për titull

Dinamo Zagrebi

Dinamo Zagrebi është kthyer në garë për titullin e kampionit në elitën e futbollit kroat.

Dinamo të dielën mbrëma e fitoi derbin ndaj Rijekës me rezultatin 1:0 në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 32-të.

Golin e fitores për Dinamon e realizoi Marko Pjaca në minutën e 13-të.

Arbër Hoxha te Dinamo në lojë u inkuadrua nga minuta e 62-të kurse bashkëlojtari i tij, Arijan Ademi, mungoi.

Te Rijeka deri në minutën e 63-të u paraqit mesfushori Lindon Selahi.

Rijeka pavarësisht disfatës mbetet lidere me 56 pikë. 56 pikë i ka edhe Hajduku i Splitit një pozitë më poshtë.

Dinamo e zë vendin e tretë me një pikë më pak se Rijeka dhe Hajduku.

Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe katër xhiro.