Futboll

Diant Ramaj me Ajaxin fitojnë ndaj PEC Zwolles

Portieri shqiptar, Diant Ramaj

Portieri shqiptar, Diant Ramaj

Skuadra e Ajaxit ka shënuar fitore ndaj PEC Zwolles me rezultatin 3:1. 

Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 27-të të kampionatit holandez. 

Portieri shqiptar, Diant Ramaj, edhe në këtë ndeshje ishte titullar te skuadra nga Amsterdami, Ajaxi. 

Kjo ishte ndeshja e 32-të e portierit nga Kosova me skuadrën e Ajaxit në këtë edicion në të gjitha garat.

Pas paraqitjeve të mira me skuadrën e Ajaxit, për 22-vjeçarin Ramaj kanë shprehur interesim skuadra të mëdha evropiane. 

Ramaj në verën e vitit të kaluar u transferua nga skuadra e Frankfurtit tek Ajaxi për 5 milionë euro. Ajaxi renditet në vendin e pestë me 44 pikë të grumbulluara. 

Skuadra PEC Zwolle gjendet në pozitën e 13-të me 28 pikë.