Futboll

Dështon transferimi i Brojës tek Ipswich Towni

Broja

Sulmuesi i Shqipërisë, Armano Broja nuk do të transferohet te skuadra e Ipswich Townit. Kështu ka deklaruar të shtunën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. 

Diskutimet mes Chelseat dhe Ipswich Townit për sulmuesin shqiptar janë ndërprerë pasi Broja nuk ka arritur marrëveshje personale me skuadrën që drejtohet nga trajneri Kieran McKenna. 

Ditë më parë është raportuar se Broja do të transferohej në formë huazimi për një vit me detyrim blerje në fund të edicionit për 30 milionë euro nëse Ipswich Towni do të arrinte që ta siguroj qëndrimin në Premier League edhe për një edicion tjetër. 

22-vjeçari është në kërkim të një klubi të ri për tu transferuar, pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të ri të Chelseat, Enzo Maresca.