Skuadra e Newcastle Unitedit e ka fituar Kupën e Ligës në Angli.
Newcastle e mposhti Liverpoolin të dielën mbrëma në finale me rezultatin 2:1.
Dan Burn realizoi për 1:0 në minutën e 45-të.
Alexander Isak e realizoi golin e dytë në minutën e 52-të.
Isakut një minutë më herët iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje.
Golin e vetëm të Liverpoolit e shënoi Federico Chiesa në minutën e 97-të.
Liverpooli ishte fitues në fuqi i Kupës së Ligës në Angli.
Për skuadrën e Newcastlet ky ishte trofeu i pestë i Kupës së Ligës në histori të klubit.
Liverpooli e mban rekordin prej dhjetë trofeve të Kupës së Ligës që ndryshe njihet si “EFL Cup”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Arne Slot, Liverpooli është lider në Premier League me 70 pikë.
Newcastle e zë vendin e gjashtë me 47 pikë.
Liverpooli së fundi u eliminua edhe nga Liga e Kampionëve.
Për Newcastlen ky ishte trofeu i parë pas 70 vjetësh.