Futboll

Dështon edhe Arsenali, City mbetet lider

Manchester City

Pas Liverpoolit, edhe Arsenali ka dështuar në kuadër të xhiros së 33-të të elitës së futbollit anglez.

Me humbjen e Liverpoolit dhe Arsenalit të dielën, Manchester City mbetet lider në Premier League me 73 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe Liverpooli.

Deri në fund të kampanjës në Premier League kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u luajtur.

Arsenali u mposht me rezultatin 2:0 në shtëpi nga Aston Villa që synon një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Leon Bailey në minutën e 84-t dhe Ollie Watkins tre minuta më pas, ishin realizatorët e golave të fitores së madhe të Aston Villas.

Aston Villa ka 63 pikë.