Selektori i Përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, ka reaguar pas humbjes nga Italia 3:1, të premten mbrëma.
Deschamps ndër të tjera ka theksuar se ka gabuar me formacion.
“Skuadra është e re dhe disa debutuan. E di që duke mos futur skuadrën titullare kam rrezikuar dhe kjo ka ndikuar në paraqitjen e përgjithshme. Mbrojtja ka ndryshuar, e kam thënë tashmë. Ka ardhur koha për t’u dhënë kohë sa më shumë futbollistëve dhe përballë kundërshtarëve të nivelit të lartë siç është Italia e paguam shtrenjtë. Kjo humbje i lëndon të gjithë. Unë gjithmonë i shikoj faktet, pavarësisht nga rrethanat. Urime Italisë, ata bënë atë që duhej bërë për të fituar. Ne patëm disa dështime dhe tani duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Belgjikës”, ka thënë Deschamps pas ndeshjes.
Franca dhe Belgjika do të ballafaqohen të hënën nga ora 20:45, në ndeshjen e dytë të Grupit A2 të Ligës së Kombeve.