Futboll

Deschampsi kërkon që Mbappe të lihet rehat

Kylian Mbappe

Edhe pse nuk është në ekipin e Francës, vëmendja vazhdon të jetë te Kylian Mbappe, në prag të ndeshjes që vlerësohet me rrezikshmëri të lartë, atë ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve të enjten prej orës 20:45 në “Stade de France”. 

Selektori i Francës, Didier Deschamps, është pyetur të mërkurën për vendimin e lënies jashtë të Mbappesë për ndeshjet e këtij muaji. 

“Dëgjoni, kam folur për atë rast. Jeni të lirë të flisni dhe ta interpretoni atë. Unë kam ndeshje të enjten. Kam 23 futbollistë. Kyliani nuk është këtu, ju lutem, lëreni të qetë”, ka deklaruar Deschamps. 

Mbappe mungoi në grumbullimin e kaluar për shkak të një lëndimi të lehtë, por kësaj radhe ai nuk është i lënduar dhe nuk po kalon formë të mirë te madrilenët. 

Franca luan fillimisht me Izraelin e tri ditë më vonë, udhëton tek Italia. 

Italia i prinë Grupit A2 të Ligës së Kombeve me dhjetë pikë, një më shumë se Franca.