Futboll

Derbi në Gjilan mbyllet pa fitues

Armend Thaqi

Pa fitues është mbyllur derbi mes Dritës dhe Gjilanit që u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan të shtunën, e që i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita dhe Gjilani barazuan 1:1.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa ndeshja në përgjithësi ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat.

Arb Manaj shënoi me kokë në minutën e 35-të për epërsinë e Dritës pas asistimit të Raddy Ovoukas.

Por ishte Armend Thaqi i Gjilanit që i barazoi shifrat.

Thaqi golin e parë me fanellën e Gjilanit e realizoi nga penalltia në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë.

Deri në fund të ballafaqimit, ekipet patën edhe raste të tjera por gola nuk u shënuan.

Drita e ndali serinë e tri fitoreve të njëpasnjëshme, ndërsa tani ka 13 pikë dhe zë vendin e pestë. Drita ka dy ndeshje më pak të luajtura, atë ndaj Prishtinës që i takon xhiros së dytë, dhe ndaj Suharekës në ndeshjen e xhiros së tretë.

Gjilani me nëntë pikë zë vendin e shtatë.

Lexo përditësimet tjera
Gjilani

Drita 1:1 Gjilani