Xhiroja e katërt e elitës së futbollit anglez në këtë fundjavë do të sjellë ndeshje interesante.
Dhe vëmendja do të jetë në derbin e Londrës veriore, ku Tottenhami ballafaqohet me Arsenalin.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielën, nga ora 15:00.
Në total janë zhvilluar 195 ndeshje mes këtyre dy skuadrave në të gjitha garat.
Arsenali është më i suksesshëm me 82 fitore, kurse Tottenhami ka 61 gjithsej, ndërsa 52 herë skuadrat janë ndarë baras.
Në shtatë ndeshjet e fundit në elitë, fitorja e fundit e Tottenhamit ishte 3:0 në maj të vitit 2022.
Kur janë takuar këto dy skuadra janë akorduar më së shumti penallti në histori të Premier Leagues, 26 gjithsej, ndërsa janë shënuar 24 prej tyre.
Kampioni në fuqi i Premier Leagues, Manchester City, në shtëpi e pret Brentfordin të shtunën, nga ora 16:00, kurse Liverpooli ballafaqohet me Nottinghamin në orarin e njëjtë.
Southampton – Manchester United e hap këtë xhiro me duelin e së shtunës që nis në orën 13:30. Wolves – Newcastle e mbyll javën e katërt të Premier Leagues me duelin e së dielës në orën 17:30.
City e Liverpooli i prijnë tabelës me nga nëntë pikë pas tri ndeshjeve.