Futboll

Depay kryen testet mjekësore në klubin brazilian

Memphis Depay

Sulmuesi holandez, Memphis Depay, karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit brazilian. Pasi u largua në afatin kalimtar të kësaj vere nga Atletico Madridi, Depay pritet t’i bashkohet skuadrës Corinthians Paulistas.

Të dielën, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se holandezi i ka përfunduar me sukses testet mjekësore në klubin brazilian. Ai do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare.

30-vjeçari nuk u ftua nga selektori i Holandës, Ronald Koeman, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Depay ka luajtur edhe për Barcelonën, Lyonin, Manchester Unitedin dhe PSV Eindhovenin.