Futboll

Depay e De Jong nuk ftohen për ndeshjet e shtatorit

Memphis Depayn

Përzgjedhësi i Holandës në futboll, Ronald Koeman, i ka lënë jashtë listës Memphis Depayn dhe Frenkie de Jongun, për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve. 

Selektori Koeman të premten e publikoi listën preliminare me 35 futbollistë. Lista përfundimtare pritet të publikohet pas dy jave. Jashtë listës kanë mbetur edhe disa futbollistë si Daley Blind, Georginio Wijnaldum dhe Marten de Roon. Për herë të parë është ftuar sulmuesi Crysencio Summerville. Koeman ftuar edhe disa futbollistë të rinj si Jorrel Hato, Jan Paul van Hecke, Justin Kluivert, dhe Kenneth Taylor.

Depay nuk është ftuar pasi aktualisht është pa klub. Javë më parë ai u largua nga Atletico Madridi.

Ndërkohë De Jong është duke u përballur me një lëndim që e la jashtë Evropianit “Gjermania 2024”.
Holanda ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve do ta ketë ndaj Bosnjë-Hercegovinës më 7 shtator. Holanda është në Grupin 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Në grup me Holandën është edhe Gjermania dhe Hungaria.