Futboll

Dënohet “TikTokeri” që fyeu Xhakën e Shaqirin

ff

Përdoruesi i “TikTokut”, Mirco Casorelli, është dënuar për komentet diskriminuese dhe Federata e Futbollit e Zvicrës e kishte denoncuar atë për fyerjet që janë bërë për lojtarët e Përfaqësueses së Zvicrës.

Të fyer nga Casorelli kanë qenë edhe lojtarët shqiptarë të përfaqësueses helvetike, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Casorelli i kishte quajtur ata idiotë, por ka marrë dënim të rëndë, shkruan “Blick” të premten.

Ai është dënuar nga Zyra e Prokurorit Publik të kantonit të Schaffhausenit me 10 mijë e 800 franga zvicerane. Ka marrë edhe gjoba shtesë prej 2700 dhe 400 frangave zvicerane.

Ai ka thënë se ky vendim është i papranueshëm.

“Është e pabesueshme që po portretizohem si racist. Çdokush që i sheh videot e mia për pesë minuta, e di mirë se ato janë për të bërë shaka dhe nuk janë serioze. Unë distancohem nga , e di mirë se ato janë për të bërë shaka dhe nuk janë serioze. Unë distancohem nga çdo formë e racizmit”, ka thënë ai për “20minuten”.