Futboll

Dënohet rëndë lojtari që vuri baste në 289 ndeshje

Austen Booth

Mbrojtësi i Torquay Unitedit, Austen Booth, është suspenduar për nëntë muaj nga Federata e Futbollit e Anglisë, pasi ka thyer rregullat e bastvënies. 

26-vjeçari ka pranuar se ka vënë baste në 289 ndeshje të futbollit, prej 5 gushtit të vitit 2017, deri më 7 korrik të vitit 2021, ka shkruar “BBC” të enjten. 

Gjatë kësaj periudhe, ai ishte lojtar i Truro Cityt, Buckland Athleticutdhe Tiverton Townit, në kategorinë e shtatë të futbollit anglez dhe më poshtë. 

Të gjithë lojtarët që bëjnë gara në tetë kategoritë e futbollit anglez, mund të dënohen nëse vënë baste në ndeshje futbolli.