Futboll

Dënohet Martinezi, i mungon Argjentinës në dy ndeshje

Emiliano Martinez

FIFA ka vendosur që portierin e Argjentinës, Emiliano Martinez, ta suspendojë për dy ndeshje për shkak të sjelljeve jo të mira.

Ai kishte bërë sjellje josportive në ndeshjet e këtij muaji ndaj Kilit dhe Kolumbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që zhvillohet në vitin 2026.

Martinez do t’i mungojë Argjentinës në dy ndeshjet e muajit tetor, ndaj Venezuelës dhe Bolivisë.

32-vjeçari është pjesë e Argjentinës nga viti 2021 dhe ka zhvilluar 47 ndeshje.

Me Argjentinën, Martinez ka fituar katër trofe.