Futboll

Deçiqi vazhdon me fitore në Mal të Zi

Tuzi

Skuadra shqiptare nga Tuzi, Deçiqi, ka vazhduar me fitore në kampionatin elitar të Malit të Zi.

Deçiqi të mërkurën gjatë ditës fitoi në udhëtim te Jedinstvo me rezultatin 2:0.

Golat e fitores, Deçiqi i shënoi në minutën e 21-të dhe të 46-të.

Tetë xhiro para fundit të kampionatit, Deçiqi prinë në tabelë me 53 pikë, tri më shumë se Buduqnosti që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Deçiqi e pret Buduqnostin në fundjavë, në derbin e xhiros së 29-të.