Futboll

De La Fuente: Futbollistët duan vetëm të fitojnë

Luis de la fuente - seleksionuesi i Spanjës

Foto: Associated Press

Përfaqësuesja e Spanjës në futboll e ka mposhtur Holandën të dielën mbrëma dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. 

Ndeshja pas 120 minutave u mbyll baras, 3:3. Baras kishte përfunduar edhe takimi i parë.
Në penallti spanjollët fituan 5:4. 

Seleksionuesi i Spanjës, Luis de la Fuente, u nda shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. 

Ai tha se futbollistët duan vetëm të fitojnë. 

“Kjo skuadër është e pangopur. Është një grup shumë ambicioz dhe dëshiron vetëm të fitojë. Ajo që më pëlqen më së shumti është qëndrimi i lojtarëve. Të dy skuadrat donin të fitonin që në fillim. Ishte një ndeshje shumë e bukur për shikuesit. Jam shumë i emocionuar. Ishte ndeshje si një finale e Kampionatit Evropian”, ka thënë De la Fuente, shkruan të hënën “Vavel”. 

Spanja në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve do të përballet me Francën. 

Edhe Përfaqësuesja e Francës e mposhti Kroacinë në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive.