Futboll

De Bruyne paralajmëron transferimin në Arabi Saudite

Kevin de Bruyne

Kevin de Bruyne

Ylli belg, Kevin De Bruyne, nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Arabi Saudite.

“Ofertat nga Arabia? Në moshën time duhet të jeni të hapur për të gjitha”, ka thënë De Bruyne për HLN Sport.

“Flasim për shumë të jashtëzakonshme parash në periudhën e fundit në karrierën time. Duhet të mendosh për këtë. Nëse luaj atje për dy vjet do të jem në gjendje të fitoj një shumë të jashtëzakonshme. Duhet të luaj 15 vjet dhe ndoshta nuk do ta fitoj atë shumë. Për gruan time një aventurë ekzotike është në rregull. Duhet të mendoj për të ardhmen. Po diskutojmë në familje për këtë”, ka shtuar 32-vjeçari.

De Bruyne ka edhe një vit kontratë me Manchester Cityn, por Arabia Saudite mund të jetë destinacioni i tij i radhës.