Pas portugezit Bernardo Silva edhe belgu Kevin De Bruyne është ankuar për orarin e ngjeshur të ndeshjeve.
De Bruyne është ndarë i pakënaqur dhe ka thënë se UEFA e FIFA po shtojnë ndeshje shtesë në çdo edicion.
“Problemi i vërtetë do të shfaqet pas Botërorit të Klubeve. Do të ketë vetëm tre javë ndërmjet finales së Kupës së Botës për Klube dhe ndeshjes së parë të Premier Leagues në vitin 2025. Ne do të kemi tri javë pushim dhe do të përgatitemi për 80 ndeshje të tjera për sezonin e ri. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) dhe shoqatat e tjera të futbollistëve janë përpjekur të gjejnë zgjidhje, por UEFA dhe FIFA vazhdojnë të shtojnë ndeshje të tjera çdo edicion. Ne jemi ankuar por nuk është bërë asnjë zgjidhje. Duket se paratë flasin më shumë se zërat e futbollistëve”, ka deklaruar mesfushori i Manchester Cityt.