Futboll

“Dardanët” e rinj e “shkatërrojnë” San Marinon, 7:0

Dardanet

Përfaqësuesja U16 e Kosovës e ka nisur me fitore turneun zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Tiranë. 

Kosova U16 të dielën e mposhti San Marinon me rezultat shumë të thellë, 7:0. 

Serinë e golave e hapi Aron Babaj në minutën e nëntë. 

Andi Kelmeni e dyfishoi epërsinë në minutën e 20-të. Dy minuta më pas, Unejs Krasniqi realizoi për 3:0. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë. 

Krasniqi e shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin në ndeshje në minutën e 47-të. 

Golin e pestë e realizoi Lorent Aliu në minutën e 80-të kurse Edi Gajtani tre minuta më pas shënoi për 6:0. 

Bebart Selmani e shënoi golin përfundimtar në minutën e 86-të. 

Kosova U16 ndeshjen e dytë e zhvillon të martën ndaj Andorrës. 

Të përzgjedhurit e selektorit, Mehmed Kurda, ndeshjen e fundit në kuadër të turneut zhvillimor e zhvillojnë ndaj Shqipërisë më 25 prill.