Danimarka e humbi një penallti në pjesën e parë, por shënoi në pjesën e dytë dhe e fitoi ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.
Cristian Eriksen dështoi të shënonte nga penalltia. Gjuajtjen e tij në minutën e 24-t e priti portieri Diogo Costa.
Ndërkohë golin e fitores e shënoi Rasmus Hojlund në minutën e 78-të.
Ronaldo e kompletoi ndeshjen.
Ndeshja e dytë e çerekfinales luhet më 23 mars.