Futboll

Danimarka fiton miqësoren ndaj Norvegjisë

Danimarka

Përfaqësuesja e Danimarkës ka arritur fitore bindëse në miqësoren e fundit para “Euro 2024”. 

Të shtunën mbrëma Danimarka në Brondby e mposhti Norvegjinë me rezultatin 3:1. 

Për 1:0 shënoi mesfushori Pierre-Emile Hojbjerg në minutën e 12-të të ndeshjes. 

Dhjetë minuta më pas mbrojtësi Jannik Vestergaard e realizoi golin e dytë në ndeshje. 

Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e shënoi sulmuesi Yussuf Poulsen në minutën e 90-të. 

Erling Haaland në minutën e 72-të e realizoi golin e vetëm për Norvegjinë.

Danimarka në Evropian është në Grupin C së bashku me Slloveninë, Serbinë dhe Anglinë. Ndeshjen hapëse e ka më 16 qershor ndaj Sllovenisë.