Futboll

Dani Alves flet për herë të parë pas lirimit nga burgu

Dani Alves

Ish-futbollisti brazilian Dani Alves ka folur për herë të parë pasi u lirua nga burgu pasi pagoi 1 milion euro dorëzani në një gjykatë të Barcelonës. Por fjalët e tij janë kryesisht për procesin që po kalon.

Alves u dënua me katër vjet e gjysmë burgim për sulm seksual ndaj një vajze në tualetin e një klubi nate në Barcelonë, por pagoi dhe u lirua pasi kreu një të tretën e dënimit me burgim më 25 mars. Gjykata e ka urdhëruar të paraqitet çdo të premte para një stacioni policor.

Alves ka folur vetëm për paraqitjen që e ka çdo të premte në gjykatë, por ka shfrytëzuar rastin për të theksuar se është person i shkathët, pavarësisht se çfarë do të sjellë e ardhmja.

“Loja që po luaj tani është në gjykatë. Çdo të premte shkoj në gjykatë dhe kaq. As unë nuk kam çfarë të bëj tjetër, shkoj në gjykatë dhe nuk e kam idenë se sa do të zgjasë. Por kudo që shkova, mbijetova. Po përshtatem sepse për mua nuk është vendi që e bën njeriun, por njeriu që e bën vendin”, ka thënë Alves për “El Periodico de Cataluyna”.

Ish-futbollisti brazilian doli sot për herë të dytë para gjykatës në Barcelonë.