Futboll

Dallku i kënaqur me pikën e fituar ndaj Gjilani

Dallku

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është ndarë i kënaqur me pikën e fituar në udhëtim ndaj Gjilanit.

“Përveç golit të realizuar, kundërshtari nuk pati raste tjera. Ne shënuam golin e më pas patëm raste tjera për gol. Kundërshtari kishte presionin e pikëve, kurse në këtë pjesë ishim më të qetë de mendoj se epilogu real ishte barazimi. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Ata dhanë maksimumin e tyre edhe pse shumica e tyre janë me agjërim. Ne i inkurajojmë që të vazhdojnë të agjërojnë dhe do t’i respektojmë deri në fund”, ka thënë Dallku.