Sulmuesi Mirlind Daku ka shënuar tjetër gol në kampionatin e Rusisë.
Të dielën, Daku e shënoi golin e vetëm për Rubin Kazanin që humbi me rezultat 3:1 nga Spartak Moska.
Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të kampionatit rus.
Daku realizoi në minutën e 77-të me asistim të Dardan Shabanhaxhajt.
Për Dakun ishte goli i nëntë në 32 ndeshje me fanellën e Rubin Kazanit.
Daku kompletoi takimin, ndërsa Dardan Shabanhaxhaj u paraqit nga minuta e 64-t.
Rubin Kazani është në vend të tetë me 41 pikë, ndërsa Spartak Moska është në pozitën e pestë në tabelë me 49 pikë.
Tjetër gol i Dakut në Rusi
Sulmuesi Mirlind Daku ka vazhduar me efikasitet në Rusi.
Ai shënoi për Rubin Kazanin që po pëson 3:1 nga Spartak Moska.
Daku shënoi në minutën e 77-të me asistim të Dardan Shabanhaxhajt.