Futboll

Daku shpërthen me dy gola në fitoren e Rubin-Kazanit

Mirlind Daku

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, ka qenë vendimtar të premten në fitoren 3:0 të Rubin-Kazanit ndaj Akron Togliattit. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 16-të të elitës së futbollit rus. 

Daku i shënoi dy golat e parë për Rubin-Kazanin. 

Golin e parë e realizoi në minutën e dhjetë ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 20-të. 

Daku luajti deri në minutën e 90-të kurse Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 78-të. 

26-vjeçari Daku këtë edicion në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime.