Futboll

Cunha akuzohet për sjellje të pahijshme

Matheus Cunha

Sulmuesi i Wolverhamptonit, Matheus Cunha, po akuzohet nga Federata Angleze e Futbollit për sjellje të pahijshme pas ndeshjes ndaj Ipswich Townit. 

Të shtunën, Wolverhamptoni u mposht nga Ipswich Towni me rezultatin 2:1. 

Pas ndeshjes Cunha dyshohet se u përfshi në një përplasje me një anëtar të stafit të Ipswichit. 

Federata angleze i ka dhënë afat deri të enjten sulmuesit brazilian për të kthyer përgjigje për këtë çështje. 

Kështu ka raportuar të martën “Sky Sports”. 

25-vjeçari këtë edicion në 17 ndeshje të zhvilluara ka realizuat tetë gola dhe ka bërë tri asistime. 

Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Wolverhamptonit. 

Pjesë e klubit anglez është nga vera e vitit të kaluar. 

U transferua për 50 milionë euro nga Atletico Madridi.