Futboll

Cubarsi vazhdon kontratën me Barcelonën

Pau Cubarsi - Barcelona

Barcelona e ka vazhduar kontratën me talentin e skuadrës, qendërmbrojtësin 18-vjeçar, Pau Cubarsi. 

Cubarsi të enjten ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029, ka njoftuar klubi nga Katalunja. 

Para Cubarsit, kontratat i vazhduan edhe Gavi dhe Pedri, deri në vitin 2030. 

Cubarsi është produkt i akademisë La Masia, ndërsa debutoi me ekipin e seniorëve në janar të vitit të kaluar, pak para se t’i mbushte 17 vjeç. 

Ai deri tani ka zhvilluar 60 paraqitje me Barcelonën. 

Në verën e vitit të kaluar, Cubarsi e fitoi medaljen e artë olimpike në Paris dhe ka pesë paraqitje me Spanjën A.