Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ende nuk është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi javën e kaluar.
Cubarsi u lëndua në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve ndërmjet Spanjës dhe Holandës.
Cubarsi ka probleme në kyçin e këmbës së djathtë.
Ai nuk arriti ta ndihmonte Spanjën në ndeshjen e kthimit ndaj Holandës dhe u kthye te Barça për t’i vazhduar testet mjekësore.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se Cubarsi nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Barçës.
Nuk është bërë e ditur ende se kur do të kthehet Cubarsi në fushë.
18-vjeçari është shumë i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Hansi Flick.