Futboll

Crystal Palace mposht Tottenhamin, me gol të Matetas

Jean-Philippe Mateta

Jean-Philippe Mateta ishte vendimtar në fitoren e Crystal Palaces të dielën mbrëma. Crystal Palace e mposhti Tottenham Hotspurin me rezultatin minimal 1:0 në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit anglez.

Mateta në minutën e 31-të e realizoi golin e fitores për Palacen.

Crystal Palacet iu anulua edhe një gol në minutën e 50-të për shkak se mesfushori Eberechi Eze ishte në pozitë jashtë loje.

Për Crystal Palacen kjo ishte fitorja e parë këtë edicion. Ka edhe tri barazime dhe pesë humbje. Tottenhami ka katër fitore, një barazim dhe katër humbje.

Palace ka gjashtë pikë, Tottenhami ka 13 pikë.