Crystal Palace ka shënuar fitore minimale, por shumë të vlefshme në garën për mbijetesë në Premier League të Anglisë. Crystal Palace mposhti në udhëtim Ipswichin me rezultatin 1:0. Në portë te Ipswichi ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muriq. Ndeshja u zhvillua të martën dhe i takoi javës së 14-të të Premier League të Anglisë.
Jean-Philippe Mateta e shënoi golin e fitores në minutën e 59-të. Për Crystal Palace ishte fitorja e parë pas tri barazimeve e një humbje. Crystal Palace zë vendin e 16-të e 12 pikë, kurse Ipswichi në vendin e parafundit me nëntë pikë.