Crystal Palace e ka shokuar Fulhamin në “Craven Cottage” për fitoren e pestë rresht në të gjitha garat, ndërsa e siguroi gjysmëfinalen e Kupës FA të shtunën.
Fulhami pati paraqitje të mirë në 30 minutat e para të ndeshjes, por nuk e shënoi asnjë gol pavarësisht dominimit.
Nga ana tjetër, Crystal Palace u tregua i saktë në shënimin e golave. Në minutën e 34-t, me gjuajtje të përkryer realizoi Eberechi Eze për 1:0.
Vetëm katër minuta më vonë, Eze asistoi për Ismaila Sarr, i cili shënoi për 2:0.
Në minutën e 75-të, në listën e golashënuesve u shtua edhe Eddie Nketiah.
Crystal Palace është në mesin e katër skuadrave më të mira të Kupë FA për herën e parë që prej vitit 2022.