Futboll

Club Brugge shënon fitore të rëndësishme

Club Brugge

Skuadra belge, Club Brugge, ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te austriakët e Sturm Grazzit të mërkurën mbrëma. 

Club Brugge fitoi 1:0. 

Sfida u vendos në minutën e 23-të, kur shënoi greku Christos Tzolis. 

Ardon Jashari e kompletoi ndeshjen te mysafirët. 

Ndeshja i ka takuar xhiros së dytë të fazës së ligës së Championsit. 

Club Brugge ka tri pikë në dy ndeshje, ndërsa Sturm Grazzi mbetet ende pa pikë.