Manchester City ka marrë pozitën e parë përkohësisht në Premier League.
Të shtunën, City mposhti Lutonin 5:1 në “Etihad”.
Autogoli i Hashiokas në minuta e dytë, golat e Mateo Kovaçiq (64’), Erling Haaland (76’), Jeremy Doku (87’) dhe Josko Gvardiol (90+3’) i siguruan Cityt tre pikët.
Për Lutonin shënoi Ross Barkley në minutën e 81.
Me fitore, City zë vendin e parë me 73 pikë, dy më shumë se Arsenali e Liverpooli që kanë një ndeshje më pak.
Lutoni është i 18-ti me 25 pikë, vend ky që të dërgon në Championship.
City në mesjavë do ta luajë ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë përfundoi baras 3:3.