Manchester City i është bashkuar skuadrës së Crystal Palacet në finale të Kupës FA.
City të dielën pasdite e eliminoi Nottingham Forestin në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultatin 2:0.
Rico Leëis me asistimin e Mateo Kovaçiqit e realizoi golin e parë në minutën e dytë.
Golin e dytë e shënoi mbrojtësi kroat, Joshko Gvardiol, në minutën e 51-të.
Palace të shtunën mbrëma kaloi në finale pasi e mposhti Aston Villan në gjysmëfinale me rezultatin 3:0.
Finalja e Kupës së Federatës Angleze do të zhvillohet më 17 maj.
City konsiderohet favorit për ta fituar këtë edicion Kupën FA.
Do të ishte trofeu i vetëm në këtë kampanjë për skuadrën e Pep Guardiolas.