Futboll

Cikalleshi transferohet në Iran

Sokol Cikalleshi

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi karrierën do ta vazhdojë në futbollin iranian. Cikalleshi të dielën është zyrtarizuar te klubi Tractor që garon në elitën e futbollit iranian. 

34-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga Irani. 

Ai së fundmi ishte pjesë e klubit turk, Konyaspor. Nga skuadra elitare e Turqisë, Cikalleshi u largua si futbollist i lirë. Karrierë ka bërë edhe tek Al-Khaleej, Akhisarspori, Goztepe, Osmanlispori, Basaksehiri, Akhisar Belediye, RNK Split, Kukësi, Besa, Incheoni, Tirana dhe Skënderbeu.

Video: