Mbrojtësi anglez, Ben Chilwell, është kthyer në stërvitje te skuadra e parë e Chelseat. Javë më parë, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, deklaroi se Chilwell nuk ishte pjesë e planeve të tij për edicionin aktual në Premier League.
Por është vendosur që Chilwell të kthehet në stërvitje, pasi drejtuesit e Chelseat nuk kanë pranuar ndonjë ofertë nga klubet evropiane për 27-vjeçarin. Kështu ka raportuar të premten “Daily Mail”.
Pjesë e Chelseat, Chilwell është nga viti 2020. Ai ishte transferuar nga Leicester City për 50 milionë euro.
Me përfaqësuesen e Anglisë ka zhvilluar 21 ndeshje dhe ka një gol.