Chelsea ka vazhduar dominimin në Ligën e Konferencës, pas një tjetër fitoreje të thëllë.
“Blutë” të enjten mbrëma e fituan ndeshjen e parë çerekfinale në udhëtim te Legia e Varshavës, 3:0.
Tyrique George në minutën e 49-të dhe Noni Madueke në minutën e 57-të e të 74-t, i shënuan golat e fitores për Chelsean. Golin e dytë, Madueke e shënoi pas topit të kthyer nga penalltia e humbur e Christopher Nkunkut.
Për tinejxherin 19-vjeçar George ishte goli i parë me fanellën e skuadrës së madhe angleze.
Ndeshja kthyese luhet në “Stamford Bridge” më 17 prill.
Fituesi i këtij ballafaqimi luan në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Djurgarden – Rapid Vjena.