Futboll

Chelsea triumfon bindshëm ndaj West Hamit

Jackson & Palmer

Jackson & Palmer

Chelsea nuk ka hasur në shumë probleme për ta mposhtur West Hamin në udhëtim të shtunën pasdite. Blutë shënuan fitore të pastër 3:0 në “London Stadium”.

Ylli i ndeshjes ishte padyshim sulmuesi i kritikuar Nicolas Jackson. Senegelazi shënoi dy gola dhe dha një asist në derbin e Londrës.

Jackson shënoi fillimisht në minutën e katërt e më pas edhe në të 18-n.

Në minutën e 47-të asistoi për Cole Palmer që shënoi për rezultatin përfundimtar.

Pas pesë ndeshjeve, Chelsea ka 10 pikë teksa West Hami katër sosh.