Chelsea ka shënuar fitoren e tretë rresht në Premier League. Skuadra e Mauricio Pochettinos ka mposhtur të shtunën Nottinghamin 3:2 si mysafire.
Mykhailo Mudryk realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e tetë. Nottinghami megjithatë arriti ta përmbyste rezultatin. Fillimisht shënoi Willy Boly në minutën e 16-të. Në pjesën e dytë, Callum Hudson-Odoi realizoi në minutën e 75-të për 2:1.
Kur pritej që Nottinghami të mbahej dhe të siguronte matematikisht mbijetesën, Chelsea realizoi dy gola për tre minuta. Raheem Sterling barazoi gjithçka në minutën e 80-të para se Nicolas Jackson t’ia siguronte fitoren “Bluve” në të 82-n.
Chelsea është i shtati në tabelë dhe ka 57 pikë, po aq sa Newcastle që është i gjashti e që si pozitë çon në Ligën e Konferencës.
Nottinghami është i 17-i me 29 pikë. Lutonit i duhet mrekullia në xhiron e fundit për të shpresuar mbijetesën. Lutoni ka 26 pikë, por me goldiferencë prej 12 golash më keq se Nottinghami.
Nga Premier League veçse janë përshëndetur Burnley e Sheffieldi.