Futboll

Chelsea mposht Brightonin në ndeshjen e mbetur

Nkunku

Chelsea ka fituar 2:1 ndaj Brightonit në ndeshjen e mbetur të xhiros së 34-t të Premier Leagues angleze të mërkurën në mbrëmje. 

Chelsea ishte mysafir por nuk lejoi befasi. 

Me pikët e plota, “blutë” forcohen në pozitën e gjashtë me 60 pikë, tri më pak se Tottenhami që zë vendin që dërgon në Ligën e Evropës, ndërsa Chelsea është në vendin që dërgon në Ligën e Konferencës.  

Deri në fund të kampionatit në Angli ka mbetur edhe një xhiro. 

Chelsea në fundjavë luan kundër Bournemouthit, kurse Tottenhami udhëton te Sheffield Unitedi. 
Cole Palmer në minutën e 34-t dhe Christopher Nkunku në minutën e 64-t, i shënuan golat e fitores të mërkurën mbrëma. 

Reece James në minutën e 88-të u përjashtua nga loja pas kartonit të kuq. 

Golin e vetëm për Evertonin e realizoi Danny Welbeck, në minutën e tetë të kohës shtesë.