Futboll

Chelsea merr tri pikë të arta në luftën për Champions

Chelsea

Chelsea ka marrë tri pikë të arta në luftën për pozitat që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Të shtunën pasdite, Blutë fituan 1:0 ndaj Evertonit në “Stamford Bridge”.

Nicolas Jackson në minutën e 27-të shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Me fitore, Chelsea ka marrë përkohësisht vendin e katërt me 60 pikë. Në vendin e tretë, Manchester City ka 61 pikë. Në vendin e pestë, Nottinghami ka 60 pikë, në vendin e gjashtë Newcastla tubon 59 pikë, ndërsa Aston Villa ka 57 pikë në vendin e shtatë. Pesë skuadrat e para kualifikohen në Champions. Chelsea, City e Aston Villa kanë nga 34 ndeshje, ndërsa Nottinghami e Newcastle nga 33.

Evertoni është në mesin e tabelës.