Mediumi “The Guardian” ka shkruar të premten se Chelsea ka kërkuar nga Evertoni kompensim, në mënyrë që ta rikthejë në skuadër Armando Brojën.
Broja, i cili së fundmi ka pësuar tjetër lëndim që do ta lërë jashtë fushës për afro tre muaj, u huazua nga Chelsea tek Evertoni në gusht të vitit të kaluar.
Ai ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje, por nuk ka kontribuuar me gol apo asistim.
Për rikthimin e sulmuesit të Shqipërisë, 23-vjeçarin Broja, të premten në konferencën për shtyp ka folur trajneri i “bluve”, Enzo Maresca.
“Nuk kam ide, sinqerisht. Nuk kam folur me Moyesin dhe nuk kam dëgjuar se çfarë ka thënë ai. Nuk kam ndonjë lajm për Armando Brojën”, ka deklaruar Maresca.