Skuadra angleze, Chelsea, të premten ia ka vazhduar kontratën sulmuesit senegalez, Nicolas Jackson, deri në vitin 2033.
23-vjeçari është pjesë e Chelseat nga viti i kaluar. Ai ishte transferuar nga Villarreali për 37 milionë euro.
Jackson për faqen zyrtare të klubit londinez u shpreh se nuk do të ndalet duke punuar për të realizuar më shumë gola.
“Sezoni i parë për çdo lojtar që vjen te Chelsea nuk është i lehtë, por ia dola mirë. Nuk jam shumë i kënaqur me 17 gola që i shënova në edicionin e kaluar, sepse luajta gjithë sezonin pa lëndime. Tani shpresoj të vazhdoj dhe të bëj mrekulli. Unë jam ende në procesin e të mësuarit, duke mësuar çdo ditë. Po mundohem të punoj shumë për këtë qëllim, por më e rëndësishmja është skuadra dhe shpresoj se do të fitojmë shumë trofe së bashku. Këto janë momentet e lumtura, për të cilat mund t’i tregoni familjes suaj. Ky është qëllimi”, ka thënë Jackson.