Chelsea ka firmosur me mbrojtësin e deritashëm të Fulhamit, Tosin Adarabioyo. Ai është transferuar si lojtar i lirë, ndërsa ka firmosur për katër vjet me Chelsean.
Adarabioyo do t’i bashkohet Chelseat në fillim të fazës përgatitore për edicionin e ri, ndërsa ka vendosur për këtë skuadër me synim që të luaj në Evropë. Chelsea do të paraqitet në Ligën e Konferencës.
Lojtari i rritur në Akademinë e Manchester Cityt, Adarabioyo, në prill refuzoi ofertën e Fulhamit, që do ta bënte njërin prej lojtarëve më të paguar në skuadër.
“Chelsea është klub i madh. Jam i lindur në afërsi të ‘Stamford Bridge’ dhe kam bërë debutimin profesional atje”, ka thënë Adarabioyo.