Club Brugge ishte duke udhëhequr nga minuta e 26-të ndaj Celticut në Skoci.
Por skuadra skoceze barazoi në minutën e 60-të dhe shifrat më nuk ndryshuan. Celticu e Club Brugge kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së pestë të Championsit, duke luajtur 1:1.
Skuadra belge kaloi në epërsi me autogolin e Cameron Carter-Vickers. Daizën Maeda barazoi rezultatin në 1:1 pas një ore lojë.
Ardon Jashari e kompletoi ndeshjen te Brugge.
Club Brugge është në vendin e 22-të me shtatë pikë. Celticu i ka tetë pikë në vendin e 20-të.
Ndeshja e vetme pa gola të mërkurën ishte ajo mes Aston Villas dhe Juventusit.
Aston Villa është e nënta me 10 pikë, ndërsa Juventusi i ka tetë pikë në vendin e 18-të.